BE ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase

Bota

BE ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase ndërsa sistemi shëndetësor i vendit është vënë në provë nga pushtimi rus.

”BE-ja po rrit operacionet për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat mjekësore në rritje”, theksoi komisioneri evropian për menaxhimin e krizave Janez Lenarçiç.

”Që nga marsi, në fazat e hershme të pushtimit rus, blloku ka koordinuar transferimet mjekësore për pacientët nga spitalet ukrainase në spitalet e disponueshme të BE-së”, thuhet në deklaratën e Komisionit.

Deri më tani, 18 shtete anëtare të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë, Austrinë, Spanjën, Portugalinë, Belgjikën, Luksemburgun dhe Poloninë, kanë mirëpritur 1 000 pacientë, sipas të dhënave të Komisionit Evropian.

Transferimet u bënë përmes një programi të mbështetjes humanitare të BE-së dhe lehtësuan “presionin mbi sistemet shëndetësore të fqinjëve të Ukrainës”, tha Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat