Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë

Bota

Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë

Më: 1 mars 2026 Në ora: 18:19
Presidenti Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se 48 udhëheqës të Republikës Islamike u vranë gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

“Nuk mund ta besojë askush suksesin që kemi pasur; 48 udhëheqës u vranë me një goditje dhe gjërat po lëvizin shumë shpejt”, tha Trump për Fox News.

Në një intervistë tjetër për CNBC, Trump tha se operacioni amerikan në Iran po shkon “shumë mirë” dhe “përpara afatit të planifikuar”.

“Ky është një regjim shumë i dhunshëm, një nga regjimet më të dhunshme në histori.

Nuk po e bëjmë këtë vetëm për veten tonë, po e bëjmë për botën. Dhe, gjithçka po shkon përpara afatit”, tha presidenti amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat