Një konvoj anijesh ruse që transportonin automjete ushtarake për në Libi ndryshoi kurs në Detin Mesdhe pasi dronët detarë ukrainas fundosën një anije luftarake ruse në portin e Bengazit më 22 nëntor, sipas burimeve ushtarake dhe sigurisë për mediat britanike.
Ndryshimi i drejtimit të anijeve ruse, për të cilin nuk kishte informacion publik deri më tani, tregon se Moska po përpiqet të mbrojë flotën e saj pas sulmit ukrainas ndaj një anijeje luftarake ruse në Libi, rreth 2 000 kilometra nga vija e frontit në Ukrainë.
Sipas një zyrtari ushtarak evropian që monitoroi lëvizjen e anijeve ruse, një konvoj tjetër i shoqëruar nga fregata ruse Golovko hoqi dorë nga lundrimi për në Libi në të njëjtën ditë me sulmin në Bengazi.
Një zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase dhe një zyrtar i një shërbimi sigurie të Lindjes së Mesme konfirmuan se flota e dytë ruse kishte ndaluar gjithashtu udhëtimin e saj për në Libi dhe ishte ndalur në brigjet e Algjerisë.