1800 emigrantë arratisën nga kamp në Tripoli

Bota

1800 emigrantë arratisën nga kamp në Tripoli

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:52
Tripoli

Qindra emigrantë u arratisën nga një kamp emigrantësh në Tripoli, njoftoi për media një punonjës i qendrës.

Kurse një zëdhënës i Qendrës së Libisë për Luftën Kundër Migracionit të Paligjshëm, mohoi të kenë ikur emigrantët.

Por njëri nga punonjësit e qendrës së emigrantëve, tregoi se kanë ikur 1800 emigrantë.

Emigrantët nga vendet afrikane kanë si destinacion kryesor Evropën, ku kryesisht nisen nga brigjet e Libisë, si vendi më i afërt me Evropën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat