Dieta para Krishtlindjes për të mos shtuar peshë gjatë festave

Dieta

Dieta para Krishtlindjes për të mos shtuar peshë gjatë festave

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:21
Ilustrim

Këtë vit për shkak të pandemisë do të kalojmë një Krishtlindje ndryshe nga zakonisht, por kjo nuk do të na pengojë të shijojmë gatimet e shijshme dhe të pasura të festave. Edhe nëse duhet të kufizojmë numrin e darkave dhe të shmangim tryezat e mëdha, sigurisht që nuk do t’i mohojmë vetes gëzimet e ushqimit të mirë dhe kështu kilet e tepërta janë të pashmangshme. Më mirë të përcaktojmë një dietë para Krishtlindjes në mënyrë që të mos rëndohemi shumë me maratonat e parashikueshme të gatimeve që na presin.

Kushtojini vëmendje racioneve

Për të ndjekur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, nuk keni nevojë të bëni sakrifica të mëdha, thjesht shtoni vëmendjen në kufizimin e konsumit të disa ushqimeve të tilla si karbohidratet, por edhe sheqerna të thjeshtë dhe alkool. Zgjidhni variantet e lehta të ëmbëlsirave të preferuara, mos e teproni me pica dhe preferoni gatime me pak kalori. Gjithashtu duhet kufizuar konsumi i djathrave shumë të yndyrshëm. Mund të vahzdoni të vendosni në pjatë ushqimet me të cilët jeni mësuar, por duke përgjysmuar racionet. Nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj peshku, bishtajoret dhe perimet e stinës, pasi ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur pa shtuar në peshë.

Kur bëhet fjalë për meze, duhet të zgjidhni gjithashtu ato që janë të shëndetshme. Mundësitë e zgjedhjes janë të larmishme dhe ju mund të zgjidhni fruta, perime, kos me pak yndyrë. Përkundrazi, ju duhet të largoni gjithçka që ju bën të tundoheni, të tilla si biskota, çokollata, patate të skuqura dhe ushqimet me shumë kalori.

Pije dhe çajra bimorë që pastrojnë trupin

Pirja e shumë uji nxit humbjen e peshës, pastaj nëse zgjidhni disa çajra të mirë bimorë për t’u kënaqur me një përkëdhelje gjatë dimrit dhe temperaturave të ulëta – me limon ose xhenxhefil efekti kullues dhe i djegies së yndyrës është i garantuar. Xhenxhefili është i shkëlqyeshëm për promovimin e tretjes dhe humbjes së peshës, pasi ka aftësinë për të transmetuar nxehtësi në trup, duke rritur temperaturën e tij dhe stimuluar metabolizmin. Për më tepër, xhenxhefili është një bimë shumë e pasur me ujë, por edhe me karbohidrate, kripëra minerale, proteina dhe shumë vitamina, përfshirë ato të grupit B, vitaminë E dhe C. Një ilaç efektiv në rast sëmundjesh dhe ftohjeje, kollë dhe dhimbje të fytit, veçanërisht nëse merret në formën e një çaji të nxehtë, të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Promovon largimin e toksinave nga trupi dhe asimilimin natyror të ushqimit, duke lehtësuar tretjen. Por kujdes nga abuzimet dhe mos harroni të mos shtoni sheqer.

Shembull menuje

Disa dietologë propozojnë dieta të thjeshta, të rëndësishme për t’u ndjekur 15-20 ditë para Krishtlindjeve.

Mëngjesi: një filxhan qumësht gjysmë të skremuar, një fetë bukë me reçel.

Paradite: një frutë (mollë ose dardhë).

Dreka: 80 gram ton në vaj ose 2 vezë të fërguara ose 100 gram djathë të lehtë. Përndryshe, 60 gram proshutë të gatuar ose 120 gram mish ose peshk të shoqëruar me një pjatë perimesh të ziera dhe një fetë bukë.

Pasdite: një frut, ose një fetë bukë me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Darka: mish ose peshk për ta shijuar me një fetë bukë dhe pjatë perimesh të gatuara me një lugë çaji vaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat