Si konsumimi i bukës në mëngjes mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë!

Dieta

Si konsumimi i bukës në mëngjes mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë!

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 07:09
Ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se si konsumimi i një fete buke çdo mëngjes ju ndihmon të humbisni peshë pa pasur nevojë për dieta strikte.

Nëse konsumoni vetëm një copë buke në mëngjes ka më pak efekt dhjamosjeje sesa kur e konsumoni gjatë ditës.

“Një fetë buke e konsumuar në mëngjes sjell një përqindje më të ulët të glukozës dhe ka më pak efekt dhjamosjeje sesa një fetë buke e konsumuar gjatë mbrëmjes”,-thotë studiuesja, dr. Daniela Jakubowicz, nga Universiteti Tel Aviv, ndërsa rekomandon që bukën ta konsumojmë çdo mëngjes në një sasi të limituar.

Dr.Jakubowicz bëri një studim me personat që kërkonin të humbisnin peshë për të parë se si ushqehen dhe si i konsumojnë vaktet ata. Vetë studiuesja rekomandon që në mëngjes të konsumohet më shumë ushqim dhe bukë si pjesë të tryezës, të hahet një drekë mesatare dhe një darkë e lehtë pa e rënduar stomakun.

Por kur hani edhe si hani ju?

Kjo është pyetja më e rëndësishme që u bëhet atyre që kërkojnë me ngulm të humbasin peshë. Më e rëndësishme është “kur hani dhe si hani” sesa ajo që hani dhe sa kalori mund të përmbajë, pasi nëse çdo ushqim konsumohet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur atëherë mund të keni një shëndet të mirë dhe jo problematik.

Pjesë e studimit u bënë edhe diabetikët dhe obezët dhe u vu re që për këta persona nëse ata konsumonin në mëngjes bukë (pa sheqer për diabetikët), do të kishin një shëndet më të mirë sesa ata që nuk e konsumonin shumë bukën më frikën se do të shtonin peshë.

Dhe në fund të studimit të kryer nga dr.Daniela Jakubowicz u konstatua se, personat që hëngrën një mëngjes të madh, një drekë mesatare dhe një darkë të lehtë, humbën më shumë peshë sesa njerëzit që hëngrën 6 vakte të vogla ose të lehta në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat