Dieta që zbeh rrudhat dhe ju bën të humbni në peshë brenda tri ditëve është kjo

Dieta

Dieta që zbeh rrudhat dhe ju bën të humbni në peshë brenda tri ditëve është kjo

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:08
Ilustrim

Një ndër problemet më të përhapura që gratë me kile të tepërta kanë është koha. Koha për të humbur kilet, por edhe koha që kalon dhe që bën të shfaqen rrudhat e para mbi lëkurë.

Gratë janë në gjendje të bënë gjithçka për ta zgjidhur këtë problem, bëjnë ushtrime çdo ditë, nuk hanë ose i drejtohen edhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Industria e bukurisë ofron shumë mënyra për të humbur peshë dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes. Sot këtu në Neps do ju prezantojmë me një dietë që quhet “Facelift”, ideuar nga Nikolas Perricone, një nutricioniste dhe dermatologe.

Ajo beson në teorinë se arsyeja për plakjen e parakohshme janë radikalet e lira që janë të pranishme në trupin tonë, të cilat në sasi të sakta ndihmojnë trupin të luftojë infeksionin. Megjithatë, rritja e numrit të radikalëve të lirë në trup mund të çojë në një sistem imunitar të dobët dhe shton rrudhat.

Një radikal i lirë është një molekulë e dëmtuar që ka humbur një nga 2 elektronet e saj.

Zakonisht, shkaqet e dëmtimit të molekulave janë:

Mungesa e gjumit

Të ngrënit shumë sheqer

Pirja e duhanit

Ekspozimi i tepruar ndaj dritës UV

Dieta “Facelift” supozohet të zvogëlojë numrin e rrudhave dhe të përmirësojë pamjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve dhe si një bonus  të çojë në një peshë më të ulët dhe një trup më të mirë.

Elementet kryesore të dietës:

Salmon (mundësisht i egër).
Ky peshk është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3 që ushqejnë lëkurën, duke e bërë atë më të shkëlqyeshme dhe të freskët. Përveç kësaj, salmoni përmban antioksidantë  që mbajnë të gjitha muskujt e tonifikuar duke përfshirë edhe muskujt e fytyrës për të parandaluar formimin e rrudhave.

Perimet e errëta-jeshile
Ato përmbajnë antioksidantë që neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen.

Fruta
Si fruta duhet të konsumoni më shumë mjedra, luleshtrydhe, pjepër, mollë dhe dardhë. Ato gjithashtu përmbajnë shumë antioksidantë dhe karbohidrate me një indeks të lartë glicemik. Nuk e bëjnë nivelin e sheqerit në gjak shumë të lartë.

Rendi që duhet të hani ushqimin është: Së pari proteina, pastaj karbohidrate.

Ka dy variante të kësaj diete të famshme: 3-ditore dhe 28-ditore. Dr. Perricone pretendon se nëse hani salmon të paktën 2 herë në ditë gjatë dietës 3-ditore, do të ndjeheni dhe dukeni shumë më mirë. Përveç kësaj, kjo dietë afatshkurtër do t’ju ndihmojë të përgatisni trupin dhe mendjen tuaj për variantin më të gjatë dhe të kuptoni sesa i përshtatet nevojave tuaja.

Menu 3-ditore diete:

Mëngjesi: 3 vezë të fërguara dhe 1 vezë të zier dhe (ose) 110-160 gram salmon (peshku mund të zëvendësohet me zog ose tofu); 1/2 filxhan bollgur, 1/2 tas me manaferra dhe një copë pjepër; 1-2 gota uji.

Dreka: 100-150 gram salmon ose ton; një sallatë e bërë me perime të errëta jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni; 1 kivi ose një fetë limoni dhe një gjysmë filxhan manaferash; 1-2 gota uji.

Darka: 100-150 gram salmon; një sallatë e bërë me perime të errëta jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni; 1/2 tas me perime të ziera (brokoli, spinaq, asparagu; një copë pjepër dhe 1/2 filxhan manaferash; 1-2 gota uji.

Para gjumit, mund të hani: 1 mollë; 50 gram mish pule; 150 gram kos natyral; një grusht lajthi, arra, apo bajame

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat