Përfshini këto ushqime në dietën tuaj për flokë të shëndetshëm

Dieta

Përfshini këto ushqime në dietën tuaj për flokë të shëndetshëm

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Flokët rriten rreth 1.25 cm në muaj dhe 15 cm në vit. Kjo natyrisht është e rëndësishme dhe varet nga shumë faktorë si shëndeti, mosha, trashëgimia dhe dieta. Kur bëhet fjalë për moshën dhe trashëgiminë, nuk mund të bëni asgjë. Kur vjen puna tek ushqyerja, ka disa ushqime që forcojnë flokët të cilat mund t’i përfshini në dietën tuaj.

Vezë

Vezët përmbajnë proteina dhe biotin, dy ushqyes që forcojnë flokët. Proteina ndihmon flokët të rriten më shpejt, ndërsa biotina përmban keratinë që i bën flokët me shkëlqim dhe të shëndetshëm.

Luleshtrydhe, boronica

Të gjitha manaferrat përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë rritjen e flokëve siç është vitamina C, e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit, proteina që i bën flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm. Manaferrat gjithashtu përmbajnë antioksidantë që mbrojnë flokët.

Spinaq

Spinaqi është e pasur me hekur, acid folik dhe vitamina A dhe C, komponentë që forcojnë flokët.

Peshk yndyror

Peshku yndyror si salmoni është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë flokët të rriten më shpejt.

Patate e ëmbël

Patatet e ëmbla janë të pasura me beta-karoten, të cilat trupi i konverton në vitaminë A. Vitamina A forcon flokët dhe i ndihmon të rriten më shpejt.

Avokado

Avokado është një burim i shkëlqyer i yndyrave të mira dhe vitaminës E që kontribuon në shëndetin e flokëve.

Arra

Një kategori tjetër ushqimore që është një burim shumë i mirë i yndyrave të mira dhe vitaminës E, janë arrat. Ato gjithashtu përmbajnë zink dhe vitamina B.

Bishtajore

Bishtajoret janë të pasura me proteina dhe konsumi i rregullt i tyre do t’ju ​​ndihmojë të forconi flokët tuaj dhe të keni flokë më shkëlqyes. Përveç kësaj, është një burim i shkëlqyer i hekurit, acidit folik dhe biotinës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat