Dieta që duhet të ndiqni kur jeni të sëmurë

Dieta

Dieta që duhet të ndiqni kur jeni të sëmurë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Ftohjet, gripi etj, janë sëmundje të zakonshme të dimrit. Por, si mund t’i trajtojmë ato në mënyrë natyrale përmes dietës sonë?

Gjëja më e mirë për të bërë është të shtojmë ushqime të caktuara në dietën tonë që do të rivendosin sistemin imunitar në funksion të mirë.

Konsumoni një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, pasi ato kanë një efekt pozitiv në mikrobiomën e zorrëve, dhe rrjedhimisht në sistemin imunitar.

Zgjidhni kryesisht ushqime organike, në të cilat është i ndaluar përdorimi i glifosatit, një substancë që është shoqëruar me përqindje të lartë të diabetit, anemisë dhe sëmundjeve autoimune.

Rritni omega-3 në dietën tuaj kryesisht nëpërmjet arrave, si farat e kungullit, farat e lirit, bajamet, arrat. Thojini “po” peshkut, por mos e teproni me porcionet apo frekuencën, sepse janë të ngarkuar me metale të rënda.

Shmangni kripën e përpunuar. Duket se përkeqëson disa sëmundje autoimune dhe inflamacione kronike, ndaj është më mirë ta aromatizojmë ushqimin me erëza të tjera, limon etj.

Rritni nivelet e glutationit. Është një nga antioksidantët më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm, i cili zakonisht u mungon njerëzve me shëndet të dobët. Hani shumë perime të pasura me squfur, si qepë, lakër dhe brokoli, të cilat do të ndihmojnë në prodhimin natyral të glutationit.

Konsumoni shafran Indie dhe çaj jeshil. Këto ushqime duket se zbutin reagimin imunitar.

Shmangni ushqimet që rrisin inflamacionin, p.sh. mish i kuq, bulmet, sheqer, domate, ushqime të përpunuara.

Suplementet dietike rekomandohen vetëm nëse vlerësohen të nevojshme nga profesionisti shëndetësor, pasi marrëdhënia midis sistemit imunitar dhe mineraleve ose vitaminave është mjaft komplekse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat