Pesë dieta që nuk duhet t’i provoni në vitin 2022

Dieta

Pesë dieta që nuk duhet t’i provoni në vitin 2022

Më: 2 janar 2022 Në ora: 07:04
Ilustrim

Viti i Ri është peridhë shumë e bukur sepse ju, jo vetëm mblidheni familjarisht, por keni luksin të hani të gjithë ushqimet më të mira të gatuara. Sigurisht, që nuk u thoni dot jo këtyre ushqimeve dhe për pasojë do të shtoni peshë. Me siguri keni filluar që tani të mnedoni për dietat që do të përdorni pasi kjo periudhë festash të mbarojë. Në fakt, US News & World Report vlerësoi dietat më të mira dhe zbuloi se dietat që renditeshin më lart në raportet e tyre ishin të lehta për t'u ndjekur dhe ushqyese, ndërsa ato që renditeshin poshtë në listë ishin mjaft të vështira për t'u ndjekur. Ne ju sjellim pesë dieta nga të cilat duhet të qëndroni larg në vitin e ardhshëm, në mënyrë që të menaxhoni humbjen e qëndrueshme të peshës.

Dietë alkaline me acid

Kjo dietë ndalon ushqimet që nxisin prodhimin e acidit në trup, për shembull, mish viçi. Dieta rekomandon ushqime alkaline ose ato neutrale, sepse nëse vazhdojmë të hamë ushqime që prodhojnë acid në trupin tonë, atëherë sistemet tona do të merren me largimin e acidit nga trupi në mënyrë që të ruhet shëndeti optimal. Si pjesë e dietës, ushqimet si drithërat, mishi dhe bulmeti duhet të eliminohen dhe frutat, bishtajoret dhe perimet duhet të përfshihen sa më shumë që të jetë e mundur.

Dieta e fertilitetit

Siç sugjeron vetë emri, dieta synon përmirësimin e fertilitetit tek gratë dhe optimizon shëndetin e përgjithshëm riprodhues duke rritur konsumin e yndyrave të mira dhe drithërave të plota dhe duke kufizuar karbohidratet. Meqenëse dieta është me pak karbohidrate, ajo çon në humbje peshe, por nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur që ajo rrit fertilitetin.

Dietë me indeks glicemik

Zgjedhja e ushqimeve bazuar në nivelet e sheqerit në gjak rekomandohet nga kjo dietë. Ushqimet që janë më të larta në shkallën e indeksit glicemik janë të pasura me karbohidrate. Meqenëse kjo dietë eliminon ushqimet me shumë sheqer, ajo ndihmon me siguri në humbjen e peshës, por shumë fruta të shëndetshëm janë në skajin më të lartë të shkallës së indeksit glicemik, por janë të mira për shëndetin. Përveç kësaj, nuk ka asnjë provë aktuale të humbjes së peshës përmes kësaj diete pasi kaloritë nuk luajnë asnjë rol në këtë dietë.

Dietë anti-inflamatore

Dieta nuk është specifike, por kryesisht fokusohet në reduktimin e inflamacionit në trup. Besimi mbi të cilin bazohet kjo dietë është se ajo që hamë lidhet drejtpërdrejt me nivelet e inflamacionit. Ngrënia e një diete që është e pasur me yndyrna të shëndetshme si peshku, frutat dhe perimet mund të ulë nivelet e inflamacionit në trup.

Dieta Paleo

Kjo dietë ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe thotë se ngrënia e ushqimeve që ishin në dispozicion vetëm për njerëzit e shpellave do t'i ndihmonte ata të humbnin peshë. Preferohen ushqime si mishi, peshku, perimet, ndërsa ushqimet e tjera si sheqeri i rafinuar, drithërat, bulmeti dhe bishtajore nuk konsiderohen të përshtatshme. Kjo dietë kufizon konsumimin e drithërave të plota dhe për këtë arsye nuk rekomandohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat