Dieta me 6 kumbulla të thata, momenti i shumëpritur për të zhdukur kilogramët e tepërt

Dieta

Dieta me 6 kumbulla të thata, momenti i shumëpritur për të zhdukur kilogramët e tepërt

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Asnjë dietë nuk premton mrekulli, por nëse kombinoni regjimin e mëposhtëm me aktivitet fizik dhe pirjen e 8 gotave ujë në ditë, do të rrëzoni shumë shpejt 2-3 kilogramë brenda 7 ditëve. Dieta e mëposhtme këshillohet të ndiqet për një javë. Bëhet fjalë për 1 menu të pandryshueshme,e dhe pse keni mundësi që ta kombinoni duke zgjedhur një ditë peshk e një ditë mish të bardhë pule.

Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin pasi luftojnë kapsllëkun, rrëzojnë kilogramët e padëshiruar, parandalojnë infeksionet e ndryshe falë përbërësve me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira, ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit 2, ulin kolesterolin e keq në gjak etj.

Mëngjesi: 1 gotë me ujë të vakët dhe limon, 6 kumbulla të thata, 10 kokrra fruta të thata (nuk këshillohen kikikirikë dhe bajamet e kripura).
Vakti para drekës: 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.
Dreka: 1 vezë e zier, 150 g mish i bardhë pule ose peshk (gjithmonë i gatuar në avull), 50 g djathë pa yndyrë dhe 6 kumbulla të thata .
Zemra (vakti i pasdites): 1 mollë jeshille dhe 6 kumbulla të thata .
Darka: 1 gotë kos, 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat