Studim: Shikimi i fotove të ushqimeve në internet mund të ndikojë në humbje të oreksit

Dieta

Studim: Shikimi i fotove të ushqimeve në internet mund të ndikojë në humbje të oreksit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Çdo ditë njerëzit janë të bombarduar me imazhe që promovojnë ushqime të çdo lloji.

Por hulumtimi i ri tregon se këto imazhe, nëse shikohen shpesh, në fakt pakësojnë dëshirën për të ngrënë.

Ky zbulim mund të jetë një tronditje për prodhuesit e ushqimeve, të cilët investojnë shumë në reklama që supozohet se stimulojnë urinë.

Hulumtimi, i kryer në Universitetin Aarhus në Danimarkë, shqyrtoi mënyrat e ndryshme se si perceptimet tuaja për ushqimin ndikojnë në dëshirat tuaja, shkruan New York Post.

Më shumë se 1,100 njerëz morën pjesë në një seri studimesh në internet të udhëhequra nga Tjark Andersen, një kandidat i doktoratës në Departamentin e Shkencave të Ushqimit në Aarhus.

Në një seri eksperimentesh duke përdorur karamele M&M, studiuesit zbuluan se sa më shumë e shihni imazhin, aq më pak dëshironi ushqimet.

Në një eksperiment, njerëzit u ekspozuan ndaj një fotografie në internet të karameleve portokalli M&M tri herë ose 30 herë. Pjesëmarrësit që e panë imazhin 30 herë kishin më pak dëshirë për të ngrënë M&M sesa ata që panë vetëm tri imazhe të saj.

Për më tepër, njerëzit që panë 30 imazhe deklaruan se do të zgjidhnin një pjesë më të vogël të karameleve sesa grupi që pa vetëm tri imazhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat