Sllatinasit vepruan në ilegalitet për çlirim kombëtar!

Dokumentare

Sllatinasit vepruan në ilegalitet për çlirim kombëtar!

Nga: Sami ARIFI Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:06
Autori

Menjëherë pas demonstratave të vitit 1981 u formuan dy baza për veprime çlirimtare të çështjes kombëtare shqiptare, njëra në Sllatinë të Epërme, e tjetra në Sllatinë të Poshtme (komuna Vitisë), kundër regjimit shtypës të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve. Sllatinat ishin në qendër të vëmendjes që prej okupimit serbo-malazez të vitit 1912 të trojeve shqiptare, e deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Nëpër të gjitha kohërat ndër sllatinasit pati të pushkatuar, të dënuar me dënim të përjetshëm, të burosur e të maltretuar në format nga më të ndryshmet. Ne kësaj radhe po ndriçojmë organizimet çlirimtare të popullit shqiptar vetëm gjatë kohës së vitit 1981 e këndej. Për t’iu kundërvu politikës shtypëse të Beogradit ndaj shqiptarëve sllatinasit kishin formuar dy baza për veprime ilegale. Meqë shteti shqiptar kishte rregullimin shoqëror me bazë kushtetuse shtet komunist, edhe okupatori jugosllav që shtypte shqiptarët kishte një rregullin shoqëror kushtetues të tillë, që thirrej si shtet i bllokut komunist në të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Prandaj, veprimtarët e organizatave ilegale shqiptare për të pasur përkrahje nga shteti amë, ata, ishin të obliguar të vepronin në ilegalitet me Parti të natyrës së tillë. Në Sllatinë të Epërme ishte formuar baza e Partisë Komuniste Marksiste Leneniste e Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ). Bazë për shumëzimin e materjalit ilegal propagantistik ishte caktuar shtëpia e Hamzë Azemit, por që sipas nevojes mjetet e punës për shumëzimin e materjalit propagantistik, për shkaqe sigurie, ndërronin vendin në lagjen Azemi. Anëtarët e veprimit të PKMLSHJ në këtë bazë ishin: Vahedin Azemi, Shyqeri Gjinolli, Daut Azemi, Nazim Azemi e të tjerë.

Gjatë punës së PKMLSHJ në gjendje gatishmërie ishin caktuar Ismet Azemi dhe Nazim Azemi. Lidhjen për të vepruar të kordinuara në aksione, kundër pushtetit okupues serbo-jugosllav, me qendrën në Prishtinë e mbanin Vahedin Azemi dhe Shyqeri Gjinolli. Qendra e PKMLSHJ në Prishtinë udhëhiqej nga Avdulla Prapashtica, Osman Osmani që të dy nga Prishtina, edhe nga Faton Topalli prej Ferizajt. Vahedin Azemi ishte caktuar nga Qendra sekretar operativ për Ferizaj-Viti-Kaçanik, ndërsa Shyqeri Gjinolli ishte caktuar sekretar organizativ për regjionin Ferizaj-Viti-Kaçanik. Në shtypjen e materjaleve propagantistike morën pjesë: Xhevat Haziri nga Podgorci, Muhabi Azemi nga Sllatina, Xhevahire Abdullahu nga Ferizaj, Faton Topalli nga Ferizaj si dhe Fatmir Bajrami nga Ferizaj e të tjerë. Që të gjithë anëtarët e Partisë kishin obligim formimin e celulave në të ashtquajtura “grupe treshe” për zgjerimin e aktiviteteve kombëtare kundër veprimeve shtypse serbo-sllave në regjionet e lartëpërmendura. Unë po përmendi vetëm një celulë në mes shumë të tjerave që formoj Shyqeri Gjinolli në Sllatinë.

Në bisedë me Nexhmedin Arifin dhe Sami Arifin, Shyqeri Gjinolli propozoj që Sami Arifi të jetë anëtar i Partisë, por për veprime në aksione të jetë i njoftuar edhe Nexhmedin Arifi, po meqë ky ishte i vetmi në shtëpin me të ardhura si mbajtës i familjes mos të anëtarësohej në Parti, ashtu edhe u veprua. Edhe në Sllatinën e Poshtme u formua baza e veprimit për çlirim kombëtar që quhej Organizata Marksiste Leneniste e Kosovës (OMLK). Në këtë bazë Partiake për veprim të çështjes kombëtare ishin: Fahrush Mjaku, Hysen Demelezi, Tahir Lubishtani e të tjerë. Udhëheqës i OMLK në qendër ishte Hydajet Hyseni. Në fillim kjo organizat e Partisë ishte për bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë. Më vonë edhe PKMLSHJ, po, edhe OMLK kishin në programin e tyre formimin e Republikës së Kosovës me të drejta kushtetuese të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Pas një kohe UDB-ja, të ndihmuar edhe nga bashkëpuntorët e tyre, kishte arritur një numër të madh veprimtarësh për çështje të çlirimit kombëtar shqiptar, që punonin të palodhur gjatë aktivitetit të tyre ti zbuloj dhe t’i burgos, por edhe pse të mundur në burgjet serbe të ish-Jugosllavisë nga torturat e pafundme, asnjëherë nuk u dorëzuan së vepruari në aktivitetet e tyre për çlirimin e popullit shqiptar. Të dënuarit nga Sllatinat prej pushtetit serbo-sllav ishin: Vahedin Shyqeri Azemi (1960), student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë- Stomatologji, i dënuar me 10 (dhjetë) vite burg të rënd. Fahri Beqir Imeri (1956), absolvent i Fakultetit Ekonomik, i punësuar atëherë në shkollën e mesme të ashtquajtur “Boro e Ramizi” në Viti, i dënuar në vitin 1981 me 6 (gjashtë) vite burg të rënd.

Shyqeri Nuhi Gjinolli (1956), absolvent në Fakultetin SHMN-dega e Biologjisë, i dënuar me 5 (pesë) vite burg të rënd. Nazim Behxhet Azemi (1949), puntor i tregtisë, i dënuar me 3 (tre) vite burg të rëndë. Fahrush Hajdin Mjaku (1956), absolvent i Fakultetit të Mjekësisë, i dënuar me 2 (dy) vite burg të rënd. Gani Ilmi Neziri (1958), puntor i gjeodezisë në Ferizaj, i dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) muaj burg të rënd. Tahir Ramiz Lubishtani (1957), student në vitin e dytë, Fakulteti i Metalurgjisë në Mitrovicë, i dënuar me 1 (një) vitë burg të rënd. Hysen Ramizë Demelezi (1960), student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë, i dënuar me 1 (një) vitë burg të rënd. Vesel Mitat Frangu (1957) i punësuar në Vinex në Viti, i dënuar me 1(një) vitë burg të rënd. Daut Behxhet Azemi (1954), profesor i Sociologjisë në Qendrën Shkollore të Mesme të Gjimnait në Gjilan, i dënuar me 10 (dhjetë) muaj burg të rënd.

U dënuan sipas aktakuzës, “SPISAK-Osudjeni lica nakon neprijatelskih i kontra revolucionarnih demonstracia sa terena opstine Vitine u toku 1981-1982. Godine” . Të dhënat janë siguruar nga Shyqeri Gjinolli. Në Gjykatën e Qarkut të Gjilanit për të akuzuarit është nr. i aktakuzës 45/82, ndërsa në Gjykatën Supreme të Prishtinës, me vendimin e marr më 23 mars 1983, nr. i aktakuzës është Ap-kzh-nr. 445/82. Të dënuar për kundërvajtje ishin: Amir Behxhet Nuredini (1962), i dënuar dy herë me nga 2x60 (120 ditë burg) ditë burg. Naim Ilmi Imeri (1959), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg. Naim Bejtullah Nuredini (1964), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë Burg. Zaim Hysen Lubishtani (1958), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg. Muhabi Qahil Azemi (1938), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg.

Ismet Mustafë Azemi (1948), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg. Përparim Shyqeri Azemi (1962), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg. Të gjithë ishin të dënuar gjatë vitit 1982. Të izoluar në burgjet serbo-sllave ishin: Fehmi Neziri, Muhabi Neziri, Nexhmedin Arifi, Fahri Imeri edhe pas 6 (gjashtë) viteve burg të rënd, prap, ishte marr edhe në izolim. Sami Arifi, Fehmi Imeri, Jahja Azemi, Selami Neziri, Njazi Nuredini, Përparim Azemi, Isa Azemi e shumë e shumë të tjerë që mund të mos jenë shenuar nga mungesa e informacioneve. Këto shenime janë pa emrat e shumtë të sllatinasëve që ishin marr në biseda informative, gjatë të cilave biseda, nga pushtuesi serbo- sllav ishin rrahur e keqtrajtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat