Është përkujtuar jeta dhe vepra e Xhafer Devës, lider serioz karizmatik nacional, institucional i Shqipërisë Etnike

Dokumentare

Është përkujtuar jeta dhe vepra e Xhafer Devës, lider serioz karizmatik nacional, institucional i Shqipërisë Etnike

Nga: Lekë Mrijaj Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Së pari, dua të falënderoj organizatorët e kësaj Akademie përkujtimore të cilët me ftuan të marrë pjesë në eventin e parë madhor dedikuar ing. Xhafer Deves, një lider i lindur, rritur kalitur e frymëzuar si një lider tamam nacional, kreator institucional, udhëheqës shpirtëror kombëtar për të cilin si thonin edhe studiues e shumë burra me plis bardhë atdhetar tek ne, pra kur e përmendnin emrin e Xhafer Deves, lëkundëshin për madhështin e lavdishme të tij sepse ky lider karizmatik kombëtar ishte një poliglot me kulturë dhe me vizion kombëtar propërëndimor me një rreth të gjerë miqësh në Evropë, Amerikë e kudo në botë.

Të flasësh dhe të shkruash për figurën e madhe, të ndritshme dhe kolosale të atdhetarit e patriotit serioz, siç ka qenë i pavdekshmi, Xhafer Deva nuk është aspak lehtë, sepse ai, jo vetëm si ishte një atdhetar e patriot por veq tjerash ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë (bazuar edhe në fletorën zyrtare të Shqipërisë pra ishte ministër në kohën e kryeministrave Rexhep Mitrovicës e Mehdi Frashërit) por sidoqoftë do të përpiqem nga këndveshtrimi im të jap deshmi të saktë për kontributin e dhenë të Xhafer Deves, pas luftës së dytë botërore pikërisht në ndermjetësim e lirim të pengjeve shqiptare në Gjermani. Sipas burimeve të shumë studiuesve, Xhafer Deva, si një politikan serioz nacionalist e antikomunist me vlera të spikatura është një personalitet i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm (në periudhen e qeverisjës së tij dhe pas luftës së dytë botërore-në mergim) në rrafshin kombëtar njëkohësisht është shquar në veqanti në nderkombëtarizimin e senziblizim të çështjes shqiptare në Evropë e Amerikë pikërisht ishte edhe një personalet i cili e drejtoi rezistencën kundër futjes në Kosovë e Shqipëri të trupave partizane e jugosllave.

Ai, bëri një menagjim dhe një organizim të mirë të pushtetit të asaj kohe pikërisht nёn zonat mbarshqiptare gjatë kohës së ardhjës së administrimit gjerman, i cili administrim respektonte në tersi endrrën e shqiptarve pra Pavarësinë e kompletuar të Shqipnisë Etnike. Kohë me parë permes mediave tona elektronike shqiptare kam prezantuar një deshmi të gjyshit tim-Mark N. Mrijaj (1905-1995) nga Zllakuqani i Klinës, i cili ishte i kindnapuar dhe mobilizuar dhunshëm (sikurse shumë shqiptarë të tjerë) nga ushtria e MKS-së së krajl Petar pra në fillim vitin 1940 nga vëndpunimi i tij ku punonte si mirëmbajtēs në hekurudhën e Pogragjes së Klinës. Gjyshi Marku, ishte kindnapuar (sikurse edhe mijëra shqiptarë të Kosovës) dhe mobilizuar dhunshëm( pa dashje ) nga forcat e ushtrisë së Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene (MSKS) apo ish-Jugosllavisë së vjetër çetnike të Krajl Petar, për tu transferuar në mbrojtje të Beogradit apo pra për ti luftuar ish brigadat e ushtrisë së athershme të ashtuquajtura naziste gjermane. Pas betejës dhe futjes së ushtrisë Gjermane në Beograd gjyshi im-Marku dhe shumë shqiptarë të tjerë nga Lugu i Drinit dhe mbarë Kosova ( ... e Sadri Smajli- Krasniqi, Prek Daut Krasniqi nga Nepolja e Lugut të Baranit-Pejës,,,etj), ishte marrë si peng nga Serbia, ndaj gjyshi im edhe derzertoi nga ushtria Serbe aty në Beograd, duke iu dorëzuar ushtrisë gjermane. Ai, dhe shumë tjerë shqiptarë të zenë robër u trajtuan si robër lufte në Gjermani. Gjyshi im - Marku rezultoi i zhdukur përmbi 4 vite e gjysmë dhe falë ndihmës dhe ndermjetësimit të ish ministrit të brendshëm të Shqipërisë, Xhafer Deva (e françeskanit, pader Tomë Xhaja, famullitar i Kishës së Zllakuqanit të Klinës) është gjetur i gjallë në Gjermani dhe është liruar (me shumë shqiptarë të tjerë) pas plotë 4 vite e gjysmë apo pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Ndaj edhe sot, në Institutin e Historisë në Prishtinë është përkujtuar jeta dhe vepra e Xhafer Devës, lider serioz karizmatik nacional, institucional në Shqipërin Etnike, i cili event apo Manifestim është mbajtur për herë të parë në rastin 44 vjetorit të ikjës në amshim të veprimtarit antikomunist e burrit të hekurt e karizmatik të përmasave të larta kombëtare pas Ismail Qemalit e kabinetit të tij qeveritarë (shënimi im L.M.) Xhafer Deva, ministër i brendshëm i Shqipërisë, i cili më vonë ishte edhe kryetar i organizatёs Lidhja e Dytё e Prizrenit i cili edhe dinjitetshëm tamam si një nacionalist e atdhetar i vullnershëm dhe i qendrueshëm e drejtoi qendresёn shqiptare pёr tё penguar futjen e politikave e apetiteve serbo sllavo çubrilloviçiane serbo çetnike qe dirigjonin trupat partizane jugosllave si nё Kosovё poashtu edhe ne Shqipëri.

Në këtë Akademi morën pjesë shumë Intelektual të lartē dhe qytetarë të shumtë shqiptarë të cilët me pranine e tyre masovike i dhanë vlerësimin e tyre për veprimtarinë atdhetare të patriotit Xhafer Deva, i cili vertetë la gjurmë të pa shlyera në memorjen e popullit Shqiptarë. Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për nder të Xhafer Deves.

Të pranishmit në këtë akademi me kumtesat të tyre dhe me nga një fjalë rasti e kanë përshëndetur edhe prof. Jusuf Buxhovi, prof. Qerim Lita, prof. Nexhmedin Spahiu, avokat Kujtim Cakrani (nipi i komandantit të forcave të Ballit Kombëtar, Kadri Cakranit) Gani Geci, Sylejman Uglanin etj.

Në emër të familjes së Xhafer Deves të pranishmëve në Akademi përkujtimore iu drejtua, nipi i tij- Valdet Deva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat