Pjesë të huazuara nga korrespodenti i Aftenposten në Rusi / Per Kristian Aale/

Dokumentare

Pjesë të huazuara nga korrespodenti i Aftenposten në Rusi / Per Kristian Aale/

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Pikëpamja e tij për historinë tregon se cili është qëllimi afatgjatë. Ai e justifikoi luftën duke thënë se Ukraina nuk është shtet. Tani ai merret me vikingët! Presidenti Vladimir Putin e ndoqi një seminar me studentë rusë. Ai u pyet nga një student për rolin që luajtën vikingët kur u formua shteti rus. Përgjigjja e Putinit do t’i bënte historianët norvegjez të mbesin me kafen e nxehtë në fyt…Për disa vite, Putini është thelluar në të kaluarën. Fjalimet e tij dhe artikuj të shumtë mbi historinë tregojnë se cilat janë qëllimet e tij afatgjata.

Dikur moti, rusia ishte një shtet skandinav!!

Pa vikingët skandinavë, Rusia vështirë se do të ishte Rusi. Burime të shumta historike konfirmojnë se Rusia ishte një shtet nordik në shekujt e parë të historisë së saj.

Pjesë të huazuara nga libri i HALVOR TJONNT.“Rusia e Vikingëve” shtëpia botuese Saga bok 2006.)

Rreth vitit 1100 murgu Nestor u ul në Manastirin e Shpellës në Kiev dhe shkroi historinë e tij se si ishte shfaqur Perandoria Ruse. Nestor nuk ka vend për dyshime: ishin vikingët skadinavë që themeluan shtetin rus. Vetë themelimi i kombit ndodhi në vitin 862, dhe duhet besuar Nestorit. Në atë vit, fiset sllave dhe finlandeze në Rusinë e sotme veriperëndimore thirrën shefin e vikingëve nordikë Rurik. “I gjithë vendi ynë është i madhë dhe i pasur por këtu nuk ka rregull”. Ejani të n’a ndërtoni (udhëheqni), pastaj Nestori i bindi vendasit të pranojnë ftesën e Rurikut! Kur shefi viking pranoi ftesën, së bashku me shoqëruesit e tij ai krijoj një principatë të vogël rreth një poste tregtare e cila në gjuhën skandinave quhej Aldeigjuborg. Sot vendi quhet Staraja Ladoga dhe ndodhet në jug të liqenit Ladoga. Në botën reale, themelimi i Perandorisë Ruse nuk ishte aq jodramatik dhe i thjeshtë sa e përshkroi Nestor më shumë se 200 vjet më vonë. Ekspeditat vikinge në shekujt IX (800) dhe X (900) nuk u karakterizuan nga vendasit që “ftonin” luftarët skandinavë për të vizituar; gjithashtu në pyjet dhe fushat ruse vikingët duhet të kenë përparuar me një brutalitet…..qëllimi i ekspeditave vikinge ishte të merrnin sa më shumë ar dhe argjend. Plaçkitja e popullsisë vendase ishte një pjesë e pa shmangshme e biznesit.

Pamje e qartë

Kjo nuk e pengon vetë thelbin e historisë së Nestorit, dmth që luftarët skandinavë u vendosën në zonën në jug të liqenit Ladoga dhe gradualisht zgjeruan fuqinë e tyre në jug, në atë që është sot Rusia dhe Ukraina, nga korrespondimi me realitetin historik. Tregimi i Nestorit së bashku me një mori burimesh të tjera jo ruse, jep një pamje pa dyshim të fragmentuar por edhe më të qartë për zgjerimin e skandinavëve rrethë

lumenjëve rus në vitin 700! Megjithëse materiali burimor duhet të karakterizohet si i paqartë, janë bërë shumë përpjekje për të vrarë Nestorin dhe për të deklaruar historinë e tij dhe shefit viking, Rurik si të vdekur dhe të pa vlershme. Shumë nga këto përpjekje kanë qenë të motivuara politikisht. Në epokën e Stalinit, për shembull, ishte tabu të pretendohej se dikush tjetër përveç fiseve sllave mund të kishte hedhur themelet e shtetit rus. Teoria e rolit shtetformues skandinav u shpall jomarksiste. Cilido historian që kujdesej për të ardhmen dhe karrierën e tij thjeshtë duhej të qëndronte larg, shumë larg këtyre lloj mendimeve.

Në librin e harresës

Edhe në Skandinavi, teza se shtetformuesit e parë në tokën ruse ishin skandinavët, përfundimisht është shty në harresë dhe jashtë narrativës së zakonshme të epokës së vikingëve. Një pjesë e shpjegimit mund të kenë qenë se grupi i historianëve në vendet nordike për pjesën më të madhe të shekullit 20-të, dominohej nga marksistët ku simpatia ndaj Bashkimit Sovjetik ishte e fortë. Promovimi i pikëpamjeve që ishin në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me doktrinën mbizotëruese në Moskë ishtin në mesin e marksistëve të Europës Perëndimore, në kundërshtim me taktin dhe tonin e mirë! Sot, Bashkimi Sovjetik dhe marksizmi ortodoks janë varrosur prej kohësh. Si në Rusi ashtu edhe në Skandinavi, është një interes i ri për këtë anë të historisë së përbashkët e cila është lënë në harresë( pasdore) prej kohësh! Në Rusi, kanë qenë gjithëmonë liberalët dhe ata të orienuarit kah perëndimi, ata që kan dashtë të lidhen me historinë e përbashkët ruso-skandinave. Nga Perëndimi erdhën në Rusi idetë e iluminizmit dhe rrjedhimisht demokracisë!

Koha e lavdisë!

Në atë kohë, Skandinavia dhe Perandoria Ruse e asaj kohe kishin lidhje të ngushta politike, ishte gjithashtu një kohë në lulëzim për Rusinë. Në vitet 1000, ndërsa mercenarët norvegjez, burrat e mëdhenjë dhe mbretërit, vinin dhe shkonin me princin në Novgorod dhe Kiev, Perandoria Ruse ishte jo vetëm superfuqi politike por edhe kulturore në Europën Lindore.

Fakte: Rus dhe rusia!

Skandinavët që ndërtuan shtetin e parë rus rreth Ladogës dhe Novgorodit u quajtën Rus nga vendasit. Pse Rusia quhet Rusi ka qenë objekt diskutimi për shumë qindra vjetë. Fjala Rushar ndodhta lidhet me fjalën skandinave Rorsmenn. Fiset në Finlandën e sotme i dhanë Suedisë emrin Ruotsi. Në një variant tjetër, kështu u quajt zona që sot njihet si Rusi.Më vonë doli forma Rossija, që është emri i sotëm rus i vendit. Sundimtari i Rusisë e quajti veten princ- Knjaz. Fjala i ngjanë dhe lidhet me Konungr të Vjetër, norvegjisht konge.

Fakte:

Pesë gjërat që duhet të dini për vikingët në rusi!

1.Ndoshta në vitet 700, njerëzit nga zona Målaren dhe Gotland në Suedi filluan të udhëtonin përgjatë lumenjëve rusë. Qëllimi ishte i qartë: Ata donin të shkonin në Detin e Zi dhe Detin Kaspik! 2.Argjendi ishte një mjet i zakonshëm pagese në atë që atëherë ishte Europa Veriore. Ata që kishin shumë argjend mund të ndërtonin një fuqi të pavarur ushtarake.Argjendi u gjet në jug të Detit të Zi dhe atij Kaspik. Ishte forca shtytëse më se e rëndësishme e skandinavëve për të gjetur rrugën e tyre për atje! 3.Kalimi i lumenjëve rusë në drejtim të Lindjes së Mesme ishte një çështje e ndërlikuar në vitet 700-800. Në shumë vende është dashtë të tërhiqen varkat mbi kreshtat dhe ujëvarat! 4.Gradualisht u shfaqën pikat mbështetëse ku skandinavët mund të ndërronin varkat, të grumbullonin ushqime dhe të kërkonin mbrojtje nga popullsia armiqësore. 5.Staraja Ladoga në lumin Volkhov ishte një nga baza kryesore. Ishte fuqia princërore në këtë bastion të vogël që përfundimisht do të rritej për të dominuar të gjithë Rusinë e sotme. Pështati në gjuhën shqipe; Hamdi Rafuna. Dt: 09.06.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat