Mungesa e infrastrukturës, ankohen banorët e Lagjes 15 në Durrës: Nuk hyjmë dot në shtëpi nga era e kanalit

Durrësi

Mungesa e infrastrukturës, ankohen banorët e Lagjes 15 në Durrës: Nuk hyjmë dot në shtëpi nga era e kanalit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 07:46
Durrës

Përditshmëria për banorët e lagjes 15 në Durrës, është bërë e vështirë për shkak të këtij kanali që ndodhet pranë dyerve të shtëpive të tyre.

Të gjithë ujërat e zeza të lagjes mblidhen në këtë kanal dhe banorët frikësohen nga rreziku i infeksioneve.
“Ujërat e zeza nuk kanë ku të ikin. Kjo ka mbeturina. Nuk hyjmë në shtëpi, vjen erë e keqe shumë.”

Si të mos mjaftonin ujërat e zeza, ata vuajnë edhe mungesën e infrastrukturës rrugore.
“Gjendja e kësaj rruge është shumë problematike, janë bllokuar të gjitha rrugët.”

Banorët thonë se kanë bërë kërkesa në Bashkinë e Durrësit për zgjidhjen e kësaj situate, por përgjigjja që marrin është se mungojnë fondet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat