Durrës, shifra të larta infektimi/ Në qytet nuk respektohen masat e mbrojtjes nga covid

Durrësi

Durrës, shifra të larta infektimi/ Në qytet nuk respektohen masat e mbrojtjes nga covid

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Durrësi vijon të jetë një bashkitë me numrin më të lartë të të infektuarve në vend.

Gjatë muajit shkurt numri ditor i infektimeve ka ardhur në rritje, duke prekur edhe punonjësit e institucioneve publike. Kështu, Inspektoriati shtetëror shëndetësor ka vendosur mbylljen për një afat 14-ditor të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, si dhe një nga zyrat e policisë bashkiake të Durrësit.

Në rrugët e Durrësit përdorimi i maskave mbetet problematik.

Diskutimi mbi zgjerimin e fashës orare të qarkullimit mirëpritet nga një pjesë e qytetarëve, ndërsa të tjerë mendojnë se burime të infektimit masiv janë lokalet dhe mjetet e transportit publik ku është e pamundur të ruhet distanca dhe dizinfektimi i ambienteve nuk bëhet rregullisht.
Në këtë situatë të rënduar, është kërkuar nga prefekti i qarkut të shtohen kontrollet nga ana e grupeve Task-Forcë ndaj subjekteve dhe qytetarëve, me qëllim respektimin e protokolleve anti covid dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat