Përmbytjet në Durrës shkaktojnë dëme të mëdha, evakuohen 10 familje

Durrësi

Përmbytjet në Durrës shkaktojnë dëme të mëdha, evakuohen 10 familje

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:43
Durrës

Lumi Erzen është futur ne shtratin e tij, por pasoja qe la pas janë të mëdha.

Shtëpitë e ndërtuara në dy anët e rrugës janë përmbytur.

Uji është futur në katet e para të disa banesave duke i përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë izoluar pasi oborret kanë prezencë uji.

Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe dhjetëra shtëpi të tjera në njësinë Administrative të Sukthit si dhe në Katund të Ri.

Në këto zona janë evakuuar 10 familje te të afërmit e tyre, ndërsa shtabi i emergjencave po punon për normalizimin e situatës në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat