Manastirliu nga pavijoni ‘Covid’ i spitalit të Durrësit: Si do vijojë vaksinimi nga nesër

Durrësi

Manastirliu nga pavijoni ‘Covid’ i spitalit të Durrësit: Si do vijojë vaksinimi nga nesër

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:45
Ogerta Manastirliu

Nga sot, e hëna e 15 shkurtit, në spitalin Rajonal të Durrësit është hapur edhe pavijoni Covid, me 60 shtretër, që do të trajtojë pacientët e infektuar me koronavirus.

Së bashku me spitalin e Shkodrës, këta dy spitalë rajonalë bëhen të parët që hapin dyert për pacientët e infektuar, pasi 90% e kapaciteteve të katër spitaleve Covid në Tiranë janë ezauruar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot teksa vizitoi ambientet e pavijonit Covid në spitalin e Durrësit se ky nuk është një moment i lehtë.

“Është moment delikat, kemi incidencë në rritje, qoftë dy javore qoftë edhe të javës së fundit. Fakti që 90 % e kapaciteteve në 4 spitalet Covid janë ezauruar na bën të kalojmë në skenarin 1 ku nisim në fillim me spitalin rajonal Durrës, dhe me Shkodrën
më pas me Korcën, Vlorën e Elbasanin”.

Sipas Manastirliut, sot mbërrijnë në Shqipëri dozat e tjera të vaksinës Pfizer, 7020 doza, “të cilat do shpërndahen në gjithë ekipet që janë në vijën e parë të shërbimeve, nesër do fillojmë me Shkodrën e Vlorën , ndërsa Durrësi e Elbasani do vaksinohen në Tiranë, janë bërë gati listat, mjekët e infermierët në pavionet covid e më pas me personelin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat