I vodhi celularin qytetarit në Durrës, arrestohet 28-vjeçari

Durrësi

I vodhi celularin qytetarit në Durrës, arrestohet 28-vjeçari

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

28-vjeçari dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular qytetarit në lagjen nr.11 në Durrës.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale D.M.

Ndërkohë, po sot, policia ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale E.K., pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për të dyja çështjet.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit A. P.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 30 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat