Bllokohen 100 kg kokainë në Portin e Durrësit, ishte fshehur në kontenier me banane

Durrësi

Bllokohen 100 kg kokainë në Portin e Durrësit, ishte fshehur në kontenier me banane

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:49
Durrës

Një sasi e konsiderueshme kokaine është bllokuar sot në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 200 pako kokainë të cilat ishin fshehur në një kontenier me banane që vinte nga Ekuadori.

Kontrolli i imët në ngarkesën nga Amerika Latine erdhi pasi kokaina u pikas nga skaneri.

Pas kësaj, përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme të Policisë shkuan në port. Nga kontrolli brenda në konenier u gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Mësohet se kontenieri i përket disa personave nga Tirana, emrat e të cilëve rezultojnë se nuk janë përfshirje në ndonjë vepër kriminale të mëparshme.

Kontenierë me banane nga Ekuadori i përket kompanisë “Masabi Fruits” me qendër në Kombinat, Tiranë.

Policia thotë se bëhet fjalë për një sasi prej afërsisht 100 kg kokainë, e cila ishte fshehur në tavanin e kontenierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat