Sekuestrohen 1 milion pound cash në portin e Durrësit, furgoni vinte nga Anglia

Durrësi

Sekuestrohen 1 milion pound cash në portin e Durrësit, furgoni vinte nga Anglia

Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:20
Ilustrim

Policia ka sekuestruar 1 milion paund cash në portin e Durrësit.

Nga informacionet paraprake mësohet se gurgoni vinte nga Britania e Madhe.

Siç informon gazetari i Ora News, Mark Brunga, furgoni ka arritur në port me tragetin e Ankonës rreth orës 12:00 dhe ndalimi i tij është bërë pas një kontrolli rutinë nga policia rreth orës 13:00.

Deri tani, policia e Durrësit ka ndaluar shoferin e furgonit, por nuk ka dhënë detaje në lidhje me operacionin.

Policia po vazhdon të kontrollojë mjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat