Firma u tërhoq nga gara, banorët e kompleksit me 300 familje në Durrës kërkojnë rindërtimin e banesave

Durrësi

Firma u tërhoq nga gara, banorët e kompleksit me 300 familje në Durrës kërkojnë rindërtimin e banesave

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Vonesat e shkaktuara për nisjen e punimeve në kompleksin "Jedas" në Durrës, i cili u dëmtua nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit 2019 ka bërë që banorët të dalin sërish në protestë.

Ata thonë se firma që ka fituar tenderin për riparimin e kompleksit me 300 familje është tërhequr nga gara pasi fondi i vënë në dispozicion nga Bashkia është i pamjaftueshëm.

"Kanë kaluar 18 muaj pas tërmetit dhe sikurse e kemi deklaruar para Bashkisë që firma e parë fituese për tenderimin që u bë do të tërhiqet, tashmë është zyrtare. Ashtu siç do të tërhiqet dhe e dyta dhe e treta. Kjo do të thotë se tenderimi për pallatin tonë ka dështuar dhe preventivi është: Nuk përputhet me projektin".

Vrasja e Florian Lamçes, Ora News zbardh përgjimet e Sanxhaktarit: Do bëjmë ca muaj burg, por mos e rruaj tr**in

"Mos ti japim kënaqësinë kundërshtarit", Basha flet nga Vlora për monovra që duan të përçajnë PD

Në këtë situatë të paqartë, banorët kërkojnë përgjigje nga institucionet.

"Ne kërkojmë një zgjidhje dhe një sqarim, ashtu siç erdhën para zgjedhjeve."

Kompleksi me sipërfaqe totale 32 mijë metra katrorë është klasifikuar me shkallë dëmtimi DS4 ndërsa fondi i përcaktuar për riparimin e tij është 247 milionë lekë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat