Vrasja e vëllezërve Haxhia, jepet vendimi për dy vrasësit me pagesë

Durrësi

Vrasja e vëllezërve Haxhia, jepet vendimi për dy vrasësit me pagesë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:12
Vëllezërit Haxhia

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën arrest në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë, si të implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në 2020 në Durrës.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.

Por infektimi me koronavirus te Enver Divës, bëri që të dështonte plani i parë, duke detyruar Çelën dhe Dumanin të kryenin vetë ngjarjen duke implikuar edhe tashmë  bashkëpunëtorin e Drejtësisë Klevis Allën.

Ka qenë ky i fundit që zbardhi planin e grupit dhe motivin e vrasjes, që lidhej me vlerat monetare të grabitura në Rinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat