Durrës/ Merr flakë kabulli elektrik, digjet në këmbë 43-vjeçari

Durrësi

Durrës/ Merr flakë kabulli elektrik, digjet në këmbë 43-vjeçari

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar është dëmtuar në këmbë, pasi një kabull elektrik, në një shtëpi të pabanuar u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:25, në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit. Nuk dihet nëse shtetasi me iniciale H.D. hyri në banesë për të shuar zjarrin apo ndodhej aty më parë

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2021, rreth orës 04:25, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në një banesë të pabanuar, ka marrë flakë një kabllo elektrike dhe si pasojë është djegur në këmbë shtetasi H. D., 43 vjeç, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat