Të pavaksinuarit nxirren nga klasa/ Durrës, shumica e studentëve nuk kanë marrë dozën anti Covid

Durrësi

Të pavaksinuarit nxirren nga klasa/ Durrës, shumica e studentëve nuk kanë marrë dozën anti Covid

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:02
Të pavaksinuarit nxirren nga klasa/ Durrës, shumica e studentëve nuk kanë marrë dozën anti Covid

Ashtu siç ishte paralajmëruar, të gjithë studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë rikthyer në auditore, por më pas ata i janë nënshtruar procesit të verifikimit të kryerjes së vaksinës.

Të pavaksinuarve u është kërkuar të dalin nga auditorët dhe të kthehen në to pas kryerjes së vaksinës.

Paraprakisht, rezulton se një pjesë e madhe e studentëve është e pavaksinuar.

Ndërkohë qendra e vaksinimit e ngritur pranë kampusit universitar do të vazhdojë të qëndrojë e hapur edhe gjatë kësaj jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat