Tentoi të vjedhë portën e shkollës së dëmtuar nga tërmeti, prangoset hajduti serial në Durrës

Durrësi

Tentoi të vjedhë portën e shkollës së dëmtuar nga tërmeti, prangoset hajduti serial në Durrës

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar autori i dyshuar të disa vjedhjeve të kryera në këtë qytet.

Shtetasi E. S., 29 vjeç është prangosur pasi ka tentuar që të vjedhë portën e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale "Vjedhja", shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë portën e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.” – bën me dije policia.

Vjedhjet e kryera nga ky shtetas:

-Më datë 16.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në një karburant;

-Më datë 18.09.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e një shtetaseje;

-Më datë 30.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa materiale hekuri në një firmë; 

-Më datë 11.11.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një telefon dhe një shumë parash në mjetin e një shtetasi.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat