Festë edhe me mot të keq/ Në Durrës, për shkak të furtunës pezullohen lundrimet e anijeve të vogla

Durrësi

Festë edhe me mot të keq/ Në Durrës, për shkak të furtunës pezullohen lundrimet e anijeve të vogla

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Foto

I gjithë bregdeti i Adriatikut është përfshirë nga moti i keq i karakterizuar nga era e fortë dhe reshjet e shiut, por sapo reshjet kanë pushuar qytetarë të shumtë dhe grupe me pushues nga Kosova kanë mbërritur buzë detit për të shijuar gjithçka që mund të falë natyra dhe në këto kushte.

”Erdhëm dhe festuam. Ne vijmë çdo vit. Është festë kombëtare. Kaluam shumë mirë dhe pse moti nuk ishte dhe aq i mirë”.

“Patëm organizim. Muzikë dhe gjithçka perfekt. Moti nuk na ka penguar shumë. Dje në Vlorë ka qenë jo mirë, po kaluam mirë”, shprehet një turist.

”Ne erdhëm këtu ta festojmë 28 nëntorin, por edhe juve ju presim më 17 shkurt të festojmë pavarësinë e Kosovës”, thotë një qytetar.

Në Gjirin e Durrësit deti regjistron forcën 5 ballë, ndërsa në det të hapur dallgëzimi arrin në 7 ballë.

Lundrimet vijojnë të jenë të pezulluara për anijet e peshkimit, ndërsa lundrimi i trageteve dhe anijeve tregtare ka vijuar normalisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat