Plagosja me armë zjarri në dhomën e hotelit/ Autori ia mbath, kush janë të arrestuarit, mes tyre një 22-vjeçarja transgjinore

Durrësi

Plagosja me armë zjarri në dhomën e hotelit/ Autori ia mbath, kush janë të arrestuarit, mes tyre një 22-vjeçarja transgjinore

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 11:15
Policia e Durrësit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli pranë kilometrit të 6-të të rrugës kombëtare Durrës-Tiranë.

Raportohet se 20-vjeçari që ka mbetur i plagosur është identifikuar si Arni Sulejmani dhe e ka marrë plumbin në zonën e bërrylit. Ai është qëlluar dhe plagosur nga 26-vjeçari Markeljan Beqiri, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia tha se në pranga kanë rënë Anxhela Brisku, dyshohet transgjinore, dhe Enver Hysenaj. Ndërsa autori i dyshuar Markeljan Beqiri, dhe Tefik Shehu janë shpallur në kërkim.

22 vjeçarja Anxhela Brisku akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi sipas policisë, kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit.

Ndërkohë Enver Hysenaj, 66 vjeç, akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen Anxhela Brisku, ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat