Rrugë pa kanalizime në Durrës, banorët e plazhit: Premtuan si Dubai, s’po e bëjnë as si Iraku

Durrësi

Rrugë pa kanalizime në Durrës, banorët e plazhit: Premtuan si Dubai, s’po e bëjnë as si Iraku

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
Rrugë pa kanalizime në Durrës

Banorët e lagjes 13 në Durrës protestuan kundër një investimi të bashkisë për rikonstruksionin e një rrugë që sipas tyre po bëhet pa projekt dhe nuk parashikon sistem kanalizimesh.

Kjo është gjendja e rrugës “Mbreti i Arbërit” në zonën e Plazhit në Durrës në ditët me diell.

Kur ka reshje shiu, një pjese të banesave u shkon uji brenda.

Prej pak ditësh në zonë janë shfaqur punonjësit e një firme që u kanë treguar se rruga do të shtrohet me asfalt.

"Asnjë gjë, vetëm kur pamë një ditë që erdhën ata që po shtronin dhe kaq. Nuk dinim asgjë."

Gëzimi ka zgjatur pak për komunitetin, pasi kanë parë se ndërhyrja nuk parashikon sistem të kanalizimeve për ujërat e zeza apo të bardha.

"Këtej thonë do bëhet si në Dubai, por nuk po bëhet as si në Irak rruga."

Në këto kushte investimin e bashkisë së Durrësit vetëm do ta përkeqësojë situatën.

"Ne kemi qenë gjithmonë të përmbytur, por tani do bëhet tmerr fare. Më mirë mos ta bëjnë, se sa ta bëjnë ashtu."

Shqetësimin thonë se e kanë ngritur tek drejtuesit e rajonit, por përgjigja që kanë marrë tregon vetëm arrogancë funksionarësh.

"Fola në telefon me atë të rajonit, më tha "kërkove rrugë, po ta bëj. Për kanalizim s'kemi plan" më tha.

Ndaj këtë të mërkurë, një përfaqësi e banorëve protestoi para bashkisë së Durrësit, për të kërkuar që investimi të jetë i plotë në mënyre që paratë e tyre si taksapagues të mos shkojnë dëm e pas pak vitesh të detyrohen që rrugën ta bëjnë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat