U kapën duke shitur fishekzjarrë, e pësojnë keq dy tregtarët në Durrës

Durrësi

U kapën duke shitur fishekzjarrë, e pësojnë keq dy tregtarët në Durrës

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Gjatë kontrolleve nga Policia e Durrësit, për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike. 

Për pasojë, dy tregtarë janë proceduar penalisht, ndërsa bëhet fjalë për shtetases me inicialet Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës dhe 47-vjeçarin me inicialet Xh. L. 

NJOFTIMI I POLICISË

Pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike; 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Durrës kanë evidentuar dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht shtetasit:
Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike; 

Xh. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke shitur fishekzjarrë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat