Lihet në burg hajduti i varreve në Durrës

Durrësi

Lihet në burg hajduti i varreve në Durrës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:34

Dhunuesi hajdut i varreve në Durrës dhe rrethinat e qytetit është lënë sot në burg nga gjykata.

Një ditë më parë, policia arrestoi një 58-vjeçar nga Durrësi, i cili është faktuar se kryente vjedhjen e pjesëve të bronxta nëpër varrezat e Durrësit dhe të Rrashbullit me qëllim tregtimin e tyre për qëllime fitimi.

58-vjeçari kishte gjetur këtë mënyrë për të siguruar të ardhura duke lëvizur nëpër varreza dhe shkëputur pjesët e bronxta dhe dëmtuar varret. Si rezultat i hetimeve policia deklaroi sot se u zbardhën edhe tri vjedhje të tjera, në varrezat e qytetit, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u prangos 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, në 11 maj të vitit 2021, ka vjedhur vazo bronzi në varrezat e qytetit. Po në këtë ditë ka vjedhur edhe tek varrezat e fshatit Rrashbull. Më 25 qershor të po atij viti, ai është rikthyer në varrezat e Durrësit për të vjedhur e dëmtuar varre“, njofton policia.

Policia deklaron se vijojnë hetimet për raste të tjera, ndërsa ka siguruar dhe provat që dëshmojnë akuzat e vjedhjes dhe dhunimit të varreve që rëndojnë mbi të arrestuarin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat