Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Durrësi

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Durrësit, ja kush e zëvendëson

Më: 6 prill 2022 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, është liruar nga detyra.

Këshilli i Ministrave vendosi që në vend të tij të jetë Emiljan Jani. Ky vendim do të hyjë menjëherë në fuqi.

VENDIMI: 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat