Polumbarët e RENEA-s kontrollojnë anijen në Durrës ku u zbulua 59 kg kokainë

Durrësi

Polumbarët e RENEA-s kontrollojnë anijen në Durrës ku u zbulua 59 kg kokainë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Anija ‘Unistream’ me qymyr guri ku u gjet 59 kilogramë kokainë, i është nënshtruar kontrollit në pjesën e poshtme të saj për të parë nëse ka sasi tjetër kokaine të fshehur.

Kontrollet janë ushtruar nga polumbarët e forcave Renea ndërkohë që vijon kontrolli në tonelatat me qymyr.

Për verifikimin e saj qymyri është kaluar në sitë nga ana e agjentëve të antidrogës.

Po ashtu është kontrolluar dhe për pjesë të shtuara apo përshtatura në hambarin e anijes.

Sasia prej 59 kg kokainë e ndarë në 53 pako e cila u zbulua në pjesën e hambarit të anijes që vinte nga Kolumbia, është dërguar në laborator për analizim.

6 500 ton qymyr që mbante në bord anija ishin porositur nga një kompani turke me veprimtari në Shqipëri në fushën e kromit.

Gjatë marrjes në pyetje ekuipazhi i anijes Unistream ka mohuar të ketë patur djeni për ngarkesën me kokainës tashmë të sekuestruar. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat