Shkon të pijë birrë në Durrës, shqiptari nga Kosova tmerrohet nga fatura

Durrësi

Shkon të pijë birrë në Durrës, shqiptari nga Kosova tmerrohet nga fatura

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:33
Pamje nga Durrësi

Një shqiptar i Kosovës kishte shkuar për pushime në Durrës së bashku me disa miq të shtunën. Ata u ulën në një lokal në plazhin e Durrësit dhe porositën tri birra.

Por kur u erdhi fatura ata mbetën të habitur pasi një kriko birrë ishte faturuar 8 mijë lekë të vjetra.

Për tri kriko ata kanë paguar 24 mijë lekë të vjetra (20 euro).

Image
Fatura

Gjithmonë e më tepër qytetarët denoncojnë abuzimet me çmimet që ndodhin në zonat turistike por duket se askush nga autoritetet nuk bën diçka për të penguar abuzimin dhe për të rikthyer turistët të cilët kohët e fundit preferojnë më mirë të pushojnë jashtë sesa në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat