Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 milionë metër katror truall pa garë

Durrësi

Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 milionë metër katror truall pa garë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 13:14
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e Durrësit, i cili sipas tij, është aferë korruptive.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama i ka dhënë kompanisë fituese pa garë, një truall prej 1.5 milion metër katror.

Sipas tij, kompania në fjalë është offshore dhe fitimet, Rama do t’i ndajë me ta në parajsat fiskale të mafies botërore.

“Jam sot këtu, për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Edi Ramës me portin shekullor të shqiptarëve, Portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit. Edi Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie, territorit pre 1,5 milion metër katror të Portit të Durrësit, për ndërtimin aty të Dubai City, të Dubait të vetë dhe jo të shqiptarëve. Dhënia pa garë, e 1,5 milion metër katror truall, kudo që të ndodhë, është një shkelje flagrante e ligjit dhe atyre ndërkombëtare.

Së dyti, kjo aferë, ose kjo mega skandal, është e tillë, meqë kompania është offshore, dhe kjo është endaluar me ligjet e vendit, kjo bëhet sepse Edi Rama dhe bashkëvjedhësit e tij, duan të fshehin fitimet e tyre përrallore nga kjo aferë, në parajsat fiskale të mafies botërore. Së treti, në këtë aferë u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 milionë euro. Në një kohë kur vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro”, theksoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat