Atentati me snajper në Durrës, reagon policia

Durrësi

Atentati me snajper në Durrës, reagon policia

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Policia ka reaguar në lidhej me ngjarjen në Durrës, ku u qëllua me armë zjarri snajper  në drejtim të një automjeti.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më atë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit Bujar Alushi, 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më herët, burime bënë me dije se autori kishte qëlluar me snajper nga brenda një furgoni. Zona ku ndodhi ngjarja është e mbushur me kamera sigurie dhe pritet të dalin detaje të tjera në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat