Durrësi përgatitet për sezonin turistik; nis pastrimi i vijës bregdetare nga mbetjet inerte

Durrësi

Durrësi përgatitet për sezonin turistik; nis pastrimi i vijës bregdetare nga mbetjet inerte

Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Durrës kanë nisur përgatitjet e para për sezonin turistik.

Prej disa ditësh ka nisur puna në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare për pastrimin e plazhit nga leshteriku dhe më pas do të vijohet me dezinfektimin dhe plugimin e rërës.

Ne kemi nisur punën prej disa ditësh, nëse koha do të mbajë do të vazhdojmë intensivisht pastrimin dhe besojmë se do  të jemi gati në javën e dytë të majit për sezonin turistik.

Sfida më e madhe para nisjes së sezonit turistik mbetet largimi i mbetjeve urbane si dhe materialeve inerte.

Vija bregdetare në plazhin tradicional të qytetit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri tek blloku i vilave në Plepa, ka një gjatësi prej afro 4 kilometrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat