Makina përplas motorin në Durrës, i plagosuri ndodhet në spital

Durrësi

Makina përplas motorin në Durrës, i plagosuri ndodhet në spital

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Një person që lëvizte me motor është goditur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat