“Hidrovori i Durrësit simbol i zi i vjedhjeve”, Berisha: Sako duhet të hetohet, këto ditë do të dorëzojmë në SKAP

Durrësi

“Hidrovori i Durrësit simbol i zi i vjedhjeve”, Berisha: Sako duhet të hetohet, këto ditë do të dorëzojmë në SKAP

Më: 29 prill 2023 Në ora: 09:14
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka hedhur akuza të forta për kandidaten socialiste për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sakon.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se nuk ka lënë ligj pa thyer vetëm për të vjedhur xhepat e qytetarëve dhe për t’u pasuruar. Gjithashtu ai theksoi se hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj, duke shtuar se Sako ka përdorur fondet e rindërtimit të tërmetit për hidrovorin e Durrësit.

“Zonja Sako për të vjedhur nuk lë ligj pa thyer. Nuk lë standard pa shkelmuar. Hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj. Investimi për hidrovorin e Durrësit u trajtua si rindërtim dhe u prokurua me fondet e rindërtimit të tërmetit. Imagjinoni ju se çfarë bëjnë këta me qytetarët. Projekti filloi si përforcim në rindërtim duke shpërdoruar fondet publike. U ndryshua pozicioni i vendosjes së godinës ekzistuese të hidrovorit, në një zonë pranë Porto Romanos duke rritur kostot e investimit. Shpenzime të përllogaritura nga bashkia e Durrësit shkojnë në 26 mln euro vetëm për të vjedhur. Vetëm Projekti për rehabilitim e infrastrukturës ka kushtuar 7.2 mln euro. Prokurimi ishte fiktiv. Sako është me një vepër të rëndë, kemi të bëjmë me një histori veprash penale. Kjo zonjë vendin e ka të paktën në hetim të thellë nga SKAP-i. Por këtë nuk e lejon Edi Rama, megjithatë ne këto ditë do të dorëzojmë në SKAP për ndjekje penale edhe zonjë Sako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat