Kush janë të fortët që do të mbrojnë? Kandidati i Durrësit, Igli Cara: Asnjë votë s’do të preket

Durrësi

Kush janë të fortët që do të mbrojnë? Kandidati i Durrësit, Igli Cara: Asnjë votë s’do të preket

Më: 1 maj 2023 Në ora: 22:25
Igli Cara

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, shprehet me bindje se votat në zgjedhjet e 14 majit nuk do të preken.

I ftuar në “Top Story” përballë analistëve, Cara thotë se janë marrë të gjitha masat për procesin e votimit dhe atë të numërimit.

“Është e vërtetë që mund të jem vetëm me një numërues në tavolinë të votimit. Gjithsesi, pritet vendimi i KAS.

Nuk më shqetëson fare ky element, unë ju siguroj juve dhe qytetarëve të Durrësit që asnjë mesazh nuk do të preket. Kemi marrë të gjitha masat, jo vetëm me strukturat, por të gjithë elementët mbrojtës edhe në numërim, edhe gjatë ditës së votimit. Këtë ta jap me siguri të plotë”.

Në “Top Story” me Grida Dumën, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, përsëriti premtimet për qytetarët e Durrësit, të cilëve u kërkon votën në zgjedhjet lokale të 14 majit:

Rishikimi i menjëhershëm i taksave dhe tarifave vendore

Shpërndarja e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin

Brenda dy viteve, mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë

Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje

Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet

Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve

Taksa zero për start up, për bizneset rinore dhe të teknologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat