Përfshihet nga flakët një lokal në Spitallë të Durrësit

Durrësi

Përfshihet nga flakët një lokal në Spitallë të Durrësit

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 10:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një lokal ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Spitallë të Durrësit.

Zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 02.00, fillimisht në ambjentet e kuzhinës së bar-restorantit që ndodhet në zonën e Spitallës.

Lokali u përfshi nga flakët kur ishte i mbyllur dhe rrjedhimisht ka pasur dëme të shumta materiale, por jo persona të lënduar.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat