Kontrabandonin mallra, arrestohen shoferi dhe pronari i fugonit të linjës Ankona-Durrës

Durrësi

Kontrabandonin mallra, arrestohen shoferi dhe pronari i fugonit të linjës Ankona-Durrës

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Arrestohen dy persona për kontrabandim të mallrave në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar nga Dimali i cili ishte shoferi i fugonit të linjës Ankona-Durrës dhe pronarit të fugonit A. Ç,  60 vjeç, nga Lushnja.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me autoritetet doganore, në fugon u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera, të cilat këta shtetas po tentonin t’i kontrabandonin në vendin tonë.

26-vjeçari dhe 60-vjeçari akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat