Gjendet në Kurbin GLK e vjedhur në Durrës| Hajduti i shpëton policisë, ikën me vrap

Durrësi

Gjendet në Kurbin GLK e vjedhur në Durrës| Hajduti i shpëton policisë, ikën me vrap

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Një automjet tip “GLK”, i vjedhur në Durrës është gjetur pas disa orësh në Kurbin.

Në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për t’u larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Policia e Lezhës bën me dije se vijon bashkëpunimi i ngushtë me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat