Britaniku fiton 115 milionë paund në lotarinë e Vitit të Ri - Bota Sot
Britaniku fiton 115 milionë paund në lotarinë e Vitit të Ri

Evropë

Britaniku fiton 115 milionë paund në lotarinë e Vitit të Ri

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një lojtar britanik ka fituar çmimin jackpot të Vitit të Ri të lotarisë EuroMillions, duke festuar kështu fillimin e vitit 2019 me një çmim prej 115 milionë paundë (mbi 127 milionë euro).

Përveç fitores së jackpotit, 10 persona të tjerë kanë fituar nga 1 milion paund secili. Numrat fitues të EuroMillions ishin 01, 08, 11, 25, 28 dhe numrat fitues EuroMillions Lucky Star ishin 04 dhe 06.

Bëhet fjalë për çmimin e katërt më të lartë të fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator nga Lincolnshire muajin e kaluar.

Fitorja më e madhe në një lotari në historinë e Mbretërisë shkoi në vitin 2011 tek bashkëshortët Chris dhe Colin Weir, nga Ayrshire Verior, që fituan jackpotin prej 161 milionë sterlina në EuroMillions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...