Gjermania regjistron 11,2 miliardë euro tepricë buxhetore për 2018 - Bota Sot
Gjermania regjistron 11,2 miliardë euro tepricë buxhetore për 2018

Evropë

Gjermania regjistron 11,2 miliardë euro tepricë buxhetore për 2018

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:43
Gjermani

Gjermania regjistroi 11,2 miliardë euro suficit buxhetor në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të Ministri të Financave të publikuara dje, kjo falë një ekonomie të shëndetshme dhe normave të ulëta të interesit.

Këto para do të vendosen në një fond special që përdoret për të paguar ardhjen e refugjatëve në Gjermani. Me suficitin e ri, ku fond pritet të rritet në rreth 35 miliardë euro.

Megjithatë ekonomistët thonë se ky mund të jetë viti i fundit që Gjermania arrit suficit buxhetor.

“Kohët e mira kur shteti vazhdon të mbledhë më shumë taksa nga sa parashikohet pritet të mbarojnë. Ne duhet të përgatitemi për këtë”, tha Johannes Kahrs, një ekspert buxheti i Social Demokratëve, partia më e vogël në koalicionin qeverisës. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...