Britania rrezikohet nga trazirat pas daljes nga BE, paralajmërim i frikshëm për familjen mbretërore

Evropë

Britania rrezikohet nga trazirat pas daljes nga BE, paralajmërim i frikshëm për familjen mbretërore

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Zyrtarët britanik përsëri kanë paraqitur planin urgjent për evakuimin e familjes mbretërore në rast të trazirave të mundshme me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. 

“Këto planë për evakuim egzistojnë që nga lufta e ftohtë, por tani mund të shfrytëzohet në rast të trazirave që mund të ndodhin nga qytetarët nëse ndodh Brexit’i pa ndonjë marrëveshje”, shkruan Sunday Times duke u bazuar në burime të fshehta Brenda kabinetit të kryeministres Theresa May.

Ata gjithashtu kanë folur edhe për planin për shpërnguljen e familjes mbretërorë, përfshirë edhe Mbretëreshën, në një vend të sigurtë jashtë Londrës.

Deputeti konservator dhe mbështetësi i Bregzit’it, Jacob Rees-Mogg, ka thënë se planet shfaqën një panik të panevojshëm midis zyrtarëve për shkak të mundësisë që Britania të largohej nga BE pa asnjë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat