BE-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike në Eurozonë për vitin 2019 - Bota Sot
BE-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike në Eurozonë për vitin 2019

Evropë

BE-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike në Eurozonë për vitin 2019

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Ilustrim

Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë ulur në 1.3 për qind parashikimin e tyre për rritjen në Eurozonë sivjet, nga 1.9 për qind që kishin parashikuar në vjeshtën e vitit të kaluar.

Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian thotë se parashikimi mund të ulet më tej për shkak të “pasigurisë së madhe” të shkaktuar nga dobësimi i tregtisë botërore, mosmarrëveshja tregtare midis Kinës e Shteteve të Bashkuara dhe mundësia e një BREXIT-i të vështirë.

Rritja në Eurozonë vlerësohet se ka qenë 1.9 për qind vitin e kaluar, nga rritja më e madhe në 10 vjet, prej 2.4 për qind që ishte në vitin 2017.

Norma e papunësisë në Eurozonës gjatë muajit nëntor 2018 ishte 7.9 për qind nga 8 për qind që ishte më muajin tetor 2018 dhe nga 8.7 për qind në muajin nëntor 2017 dhe kjo është norma më e ulët e regjistruar në Eurozonë që nga tetori 2008.

Mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, normat më të ulëta të papunësisë në muajin nëntor 2018 janë regjistruar në Çeki me 1.9 për qind, Gjermani me 3.3 për qind dhe Holanda me 3.5 për qind. Normat më të larta të papunësisë janë vërejtur në Greqi me 18.6 për qind dhe Spanjë me 14.7 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...