U zhduk 7 vite më parë, kapiteni gjendet i mumifikuar në…

Evropë

U zhduk 7 vite më parë, kapiteni gjendet i mumifikuar në…

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:54
Manfred Fritz Bajorat

Një burrë që nuk ishte parë për 7 vite, papritmas u rishfaq duke i çuditur të gjithë. Mënyra e kthimit të tij ka bërë që të gjithë të pyesin se çfarë ka ndodhur me të!

Njeriu në fjalë është një aventurier gjerman me emrin Manfred Fritz Bajorat. Manfred kishte lundruar nëpër botë në 20 vitet e fundit. Gruaja e tij e shoqëronte atë shumicën e kohës, por të dy u ndanë në vitin 2008.

Ajo më vonë vdiq nga kanceri në vitin 2010.

Kohët e fundit, dy peshkatarë në Filipine gjetën një varkë të zhytur në thellësi. Ata u futën brenda dhe zbuluan trupin e mumifikuar të Manfred Bajoratit.

Por si vdiq ai?

Ka kaluar një kohë e gjatë, nga momenti kur personi i fundit pa Manfredin. Vizita e tij e fundit e njohur ishte në Majorca, Spanjë në vitin 2009. Policia nuk e ka gjetur njeriun me të cilin bisedoi.

Fotografia e mësipërme ilustron rrugën e mundshme që ka ndjekur Manfred. Nuk dihet se kur apo si ai vdiq.

“Ai ishte një marinar shumë përvojë. Unë nuk besoj se ai do të lundronte në një stuhi”, tha  një hetues.

Analistët mjeko-ligjorë nuk besojnë se ka pasur ndonjë dorë të tretë në vdekjen e Manfred.

Një kriminolog mjeko-ligjor thotë: “Mënyra se si ai është ulur duket se tregon se vdekja ishte e papritur, ndoshta nga një atak në zemër”.

Duket se Manfred po përpiqej të bënte një përpjekje të fundit dhe të dëshpëruar për të thirrur për ndihmë duke përdorur radion e anijes. Megjithatë, këto përpjekje ishin përfundimisht të pasuksesshme.

Hetuesit besojnë se erërat e oqeanit, temperaturat e larta dhe ajri i kripur bënë që trupi i tij të ruhej çuditërisht mirë si i mumifikuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat