Gjermania kujton heronjtë e atentatit kundër Hitlerit - Bota Sot
Gjermania kujton heronjtë e atentatit kundër Hitlerit

Evropë

Gjermania kujton heronjtë e atentatit kundër Hitlerit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:11
Angela Merkel

Gjermania përshëndeti sot heroizmin e autorëve të atentatit të zhvilluar kundër Hitlerit para 75 vitesh dhe të drejtuesit të tyre Claus von Stauffenberg, në një çast që ekstremi i djathtë po përpiqet të ringrihet.

“Ka çaste që mosbindja mund të jetë një detyrë”, gjykoi kancelarja Angela Merkel në një fjalim duke nderuar karakterin ekzemplar të komplotistëve dhe guximin e tyre, gjatë një ceremonie në Berlin para rekrutëve të rinj të ushtrisë gjermane.

Operacioni “Walkyrie”, një grusht shteti që përfshiu disa mijëra ushtarakë dhe civilë, është veprimi më i famshëm i rezistencës kundër regjimit të Hitlerit.

Më 20 korrik 1944, oficeri Stauffenberg vendosi një bombë me sahat të fshehur në çantën e tij gjatë një mbledhje në Shtabin e Përgjithshëm të Fyhrerit “Strofulla e Ujkut”, pranë Rastenburgut, sot në Poloni.

Tentativa për vrasje dështoi dhe grushti i shtetit u ndërpre. Hitleri arriti të shpëtojë me plagosje të lehta. Koloneli, që kishte marrë pjesë në fushatën afrikane të marshallit Rommel ku humbi një sy dhe një dorë, bashkë me tre komplotistë të tjerë u pushkatuan atë mbrëmje.

Qindra persona të tjerë do të ekzekutohen në ditët në vijim dhe familjet e tyre u persekutuan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...